
Mali i Dajtit është një mal në Shqipëri që arrin një lartësi prej 1613 metra. Ndodhet në një afërsi prej 26 kilometrash nga Tirana me rreth 26 lloje drurësh dhe shkurresh pyjore, të cilat mbulojnë rreth 80 % të territorit, bimësh e barishtore ,kafshët dhe shpendët e egra, dy majat dominuese, “ballkonet”, që qëndrojnë mbi shkëmbinjtë e pjerrët, dëborën e dimrit dhe lartësinë relativisht të madhe nga niveli i detit, duke filluar nga 300 metra deri në lartësinë 1613 metrash të majës më të lartë. Mali i Dajtit i shpallur “Park Kombetar”.
Mali i Dajtit i lartë 1613m me një disnivel 700 m përfshihet te niveli i mesëm i vështirësisë është lehtësisht i aksesueshëm nga të gjithë, zgjat rreth 6 orë ngjitje -zbritje.
Për ta vizituar keni disa mënyra:
- Duke ndjekur shtegun I cili është I gjithi I shënjuar dhe mund të gjendet lehtësisht . Nëse do donit të bënit një udhëtim me shumë pak shpenzime mund të shkoni shumë afër shtegut me biçikletë ose transport urban e më pas ngjitja do zgjasë rreth 3 orë deri tek ish-Kampi I Pionereve dhe me pas nga aty rreth 40 min deri në majën e Tujanit . (https://www.wikiloc.com/hiking-trails/mali-i-dajtit-33390913#wp-33390915)
- Duke shkuar me teleferik deri te kampi dhe më pas për të bërë Majën e Tujanit . ( https://www.wikiloc.com/hiking-trails/maja-e-tujanit-22160091 )
- Duke bërë kurrizoren e Malit të Dajtit, nisja nga Qafa e Priskës , arritja në Qafën e Qershisë dhe më pas zbritja nga shtegu I zakonshëm. ( https://www.wikiloc.com/hiking-trails/kurrizorja-e-dajtit-12216357 )