Mali i Taraboshit

Taraboshi është mal në rrethin e Shkodrës, në skajin jugperëndimor të liqenit të Shkodrës me lartësi 595 m. Relievi është i ashpër dhe janë mjaft të përhapura format karstike. Shpati verilindor, i prishur nga tektonika, bie pjerrtas mbi liqenin e Shkodrës. Në këtë anë gjenden fshatrat Shirokë, qendër pushimi turistike dhe Zogaj. Shpati jugperëndimor bie mbi fushën e Bregut të Bunës. Në këtë anë gjendet krahina e Anamalit. Taraboshi është pak i veshur me bimësi.

Rreth 6 orë ngjitje-zbritje lehtësisht i aksesueshëm nga të gjithë .

Shtegu që mund të ndiqni :

https://www.wikiloc.com/hiking-trails/tarabosh-33994279

Leave a comment