
Maja e Kollatës 2556m
Kollata e Keqe 2534 m
Kollata e Mirë 2526 m
Rreth 8 orë ngjitje zbritje .
Maja e kollatës ështënjë majë mali që ndodhet në Bjeshkët e Namuna në veri të shqipërisë .
Shtegu që mund të ndiqni :

Maja e Kollatës 2556m
Kollata e Keqe 2534 m
Kollata e Mirë 2526 m
Rreth 8 orë ngjitje zbritje .
Maja e kollatës ështënjë majë mali që ndodhet në Bjeshkët e Namuna në veri të shqipërisë .
Shtegu që mund të ndiqni :


Maja e Jezercës është maja malore e cila shrtrihet në Malësinë e Madhe të Alpeve Shqiptare (Bjeshkët e Nemuna), në Shqipërinë Ka lartësi mbidetare 2694 m.
Rreth 10 orë ngjitje-zbritje .
Shtegu që mund të ndiqni:
https://www.wikiloc.com/mountaineering-trails/von-valbona-zum-jezerca-maja-e-jezerces-8200802

Gjalica është mali më i lartë i rrethit Kukës, 2489m mbi nivelin e detit i cili bën pjesë në vargun malor të Korabit (vargmal në skajin lindor të Shqipërisë, midis rrethit të Kukësit e atij të Dibrës) dhe shtrihet në skajin veri-lindor të këtij vargu, midis pellgut të Kukësit në veri-perëndim dhe pllajës së Shishtavecit në jug-lindje. Në veri-lindje Gryka e Vanave e ndan nga mali i Koritnikut, kurse kanioni i Bicajt e quajtur ndryshe “Shkalle e Keqe” ku kalon dhe përroi i Shejës në jug-perëndim e ndan nga mali i Kolesjanit.
Rreth 7 ore ngjitje-zbritje
Shtegu që mund të ndiqni :
https://www.wikiloc.com/hiking-trails/da-brekije-a-gjallica-35155600

Kurrizorja e Mali të Rencit
Kurrizorja e malit te Rencit nga laguna e Rrjollit deri tek”Rana e Hedhun”
Rreth 6 ore
Maja e malit të rencit është maja e zezë.
Shtegu që mund të ndiqni :
https://www.wikiloc.com/hiking-trails/bajramaj-mali-i-rencit-rana-e-hedhun-34392931


Taraboshi është mal në rrethin e Shkodrës, në skajin jugperëndimor të liqenit të Shkodrës me lartësi 595 m. Relievi është i ashpër dhe janë mjaft të përhapura format karstike. Shpati verilindor, i prishur nga tektonika, bie pjerrtas mbi liqenin e Shkodrës. Në këtë anë gjenden fshatrat Shirokë, qendër pushimi turistike dhe Zogaj. Shpati jugperëndimor bie mbi fushën e Bregut të Bunës. Në këtë anë gjendet krahina e Anamalit. Taraboshi është pak i veshur me bimësi.
Rreth 6 orë ngjitje-zbritje lehtësisht i aksesueshëm nga të gjithë .
Shtegu që mund të ndiqni :

Parku Kombëtar i Ekosistemit Shebenik – Jabllanicë shtrihet ne verilindje të vendit tonë, në kufijtë e administrimit pyjor të Librazhdit
Mali Shebenik është një mal që ndodhet në Parkun Kombëtar të Shebenik-Jabllanicës në lindje të Librazhdit. Shebeniku ka disa maja që arrijnë mbi 2000m. Pika më e lartë është Maja e Shebenikut me lartësi 2253 m mbi nivelin e detit. Ndodhet në Veri Perëndim të Shebenikut. Përreth majave të malit, shtrihen liqene malore. Shebeniku ndodhet në perëndim të Jabllanicës dhe veri perëndim të Ohrit.
Shtegu që mund të ndiqni :
https://www.wikiloc.com/hiking-trails/maja-e-zeze-the-highpoint-of-jabllanica-3386898


Rreth 13 orë ecje 2000 metër disnivel .
Maja e Hekurave ndodhet në Alpet Shqiptare në rrethin e Tropojës, me lartësi 2561 m. Shtrihet midis luginës së mesme të Valbonës në verilindje, pellgut të Tropojës në juglindje dhe pellgut të Nikaj-Mërturit në jugperëndim. Cirqet e shumta akullnajore, që shtrihen gati në të gjitha anët e tij, i kanë dhënë majës një formë të mprehtë piramidale dhe zbresin shkallë-shkallë në luginën e Motinës nga verilindja, në lugun e përroit të Liqenit te Ponarit nga juglindja dhe lugun e përroit të Sylbicës nga perëndimi. majat kryesore të tij janë ajo e Alshizës (2295 m), maja e Zezë (2424 m) dhe maja e Dhive (2332 m).
Shtegu që mund të ndiqni :
https://www.wikiloc.com/mountaineering-trails/dragobi-maja-e-hekurave-markaj-35809968


Ostrovica
1200 metër disnivel rreth 9 orë ecje .
Ostrovica është mal në kufirin e rrethit të Korçës me atë të Skraparit me lartësi 2383 m (Çuka e Faqekuqit). Shtrihet midis luginës së lumit të Çemericës në lindje dhe luginës së lumit të Çorovodës në perëndim.
Është një nga malet më të larta të pjesës juglindore të vendit. Ka shpate të thepisura, në kurriz vërehen forma të relievit akullnajor e karstik.
Rrëzë Ostrovicës dalin burime të shumta, që ushqejnë disa degë të Osumit dhe Devollit.
Shtegu që mund të ndiqni :

Mali I Korabit
Rreth 7 orë ngjitje -zbritje
Korabi është një nga malet më të larta të Evropës Juglindore, i cili shtrihet përgjatë kufirit të Shqipërisë dhe Republikës të Maqedonisë.
Vend i pasur me bukuri të rralla natyrore, me gurë, shkëmbinj dhe kullota, i cili vizitohet nga shoqata të shumta alpinistësh të cilët arrijnë të ngjiten edhe deri në majën e saj e cila ka lartësinë 2764 m.
Eshtë i vendosur rreth trekëndëshit kufitar të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës, në jugperëndim të maleve të Sharit.
Shtegu që mund të ndiqni :

Mali I Gamtit
Rreth 6 orë ngjitje zbritje .
Mali i Gamtit (1268m) ndodhet në mes të malit të Krujës dhe malit të Brarit (maja e Priskës së Vogël).
Shtegu që mund të ndiqni :
https://www.wikiloc.com/hiking-trails/mali-i-gamtit-33104596