Qafë Shtama

Qafështama

Lehtësisht e aksesueshme nga të gjithë , ngjitje-zbritje zgjat rreth 4 orë .

Zona e mbrojtur ka sipërfaqe prej rreth 20 km2, e shpallur si e tillë prej vitit 1966.

Ajo gjendet rreth 25 km në verilindje të qytetit të Krujës, duke kaluar nëpërmjet komunës së Cullit. Qafa (1’230 m) shërben si urë lidhëse midis zonës së Krujës dhe luginës së Matit në veri. Zona kufizohet me pellgun e Bovillës nga jugu i saj, dhe është ekologjikisht e lidhur ngushtë me të.

Gjithashtu, burimet e saj janë të njohura për vlerat kuruese, ku dallohet Kroi i ‘Nënës Mbretëreshë’, pranë Qafështamës, rreth 1’100 m mbi nivelin e detit, midis pyllit të pishës së Parkut Kombëtar. Emrin e ka marrë në vitet 1930-të sepse këtu merrte ujin e pijshëm familja mbretërore; një kamion bënte çdo ditë rrugën Tiranë-Qafështamë.

Mali me Gropa

Mali me Gropa

Maja më e lartë është Maja e Mcekut, që arrin 1847,3 metra mbi nivelin e detit.

Lehtësisht I aksesueshëm nga të gjithë ngjitje zbritje shkon rreth 5 ore .

Peizazhi i Mbrojtur i Malit me Gropa-Bizë-Martanesh ka sipërfaqe prej rreth 252.7 km2, ku përfshihen 182.9 km2 pyje, ripyllëzime, pyje të rrallë ose tokë me bimësi pyjore, 14.5 km2 sipërfaqe bujqësore dhe pemëtore, rreth 54.7 km2 kullota, livadhe me bimësi të rrallë dhe 0.4 km2 troje urbane, e përzier me tokë bujqësore, pemishte e pyje. Zona e mbrojtur është e ndarë nga një sistem zonimi për ruajtjen dhe administrimin: Zona qendrore (137.53 km2) përfshin habitatet pyjore natyrore të Brozh-Bardhetit, Snoit të Madh e të Vogël, Bizës,Ballenjës, Martaneshit, Panjetit dhe pjesë të pyjeve të Kostenjës;

Shtegu që mund të ndiqni :

https://www.wikiloc.com/hiking-trails/maja-e-mencekut-mali-me-gropa-27104743

Mali i Dajtit

Mali i Dajtit është një mal në Shqipëri që arrin një lartësi prej 1613 metra. Ndodhet në një afërsi prej 26 kilometrash nga Tirana me rreth 26 lloje drurësh dhe shkurresh pyjore, të cilat mbulojnë rreth 80 % të territorit, bimësh e barishtore ,kafshët dhe shpendët e egra, dy majat dominuese, “ballkonet”, që qëndrojnë mbi shkëmbinjtë e pjerrët, dëborën e dimrit dhe lartësinë relativisht të madhe nga niveli i detit, duke filluar nga 300 metra deri në lartësinë 1613 metrash të majës më të lartë. Mali i Dajtit i shpallur “Park Kombetar”.

Mali i Dajtit i lartë 1613m me një disnivel 700 m përfshihet te niveli i mesëm i vështirësisë është lehtësisht i aksesueshëm nga të gjithë, zgjat rreth 6 orë ngjitje -zbritje.

 Për ta vizituar keni disa mënyra:

  1. Duke ndjekur shtegun I cili është I gjithi I shënjuar dhe mund të gjendet lehtësisht . Nëse do donit të bënit një udhëtim me shumë pak shpenzime mund të shkoni shumë afër shtegut me biçikletë ose transport urban e më pas ngjitja do zgjasë rreth 3 orë deri tek ish-Kampi I Pionereve dhe me pas nga aty  rreth 40 min deri në majën e Tujanit . (https://www.wikiloc.com/hiking-trails/mali-i-dajtit-33390913#wp-33390915)
  2. Duke shkuar me teleferik deri te kampi dhe më pas për të bërë Majën e Tujanit . ( https://www.wikiloc.com/hiking-trails/maja-e-tujanit-22160091 )
  3. Duke bërë kurrizoren e Malit të Dajtit, nisja nga Qafa e Priskës , arritja në Qafën e Qershisë dhe më pas zbritja nga shtegu I zakonshëm. ( https://www.wikiloc.com/hiking-trails/kurrizorja-e-dajtit-12216357 )